MENU
klinika

NBA

Jazz humbin pas 11 ndeshjeve, Clippers marrin kreun

01.02.2021 - 12:06

NBA vijon të dhurojë surpriza në të dyja konferencat. Pas 11 fitoreve radhazi mposhte skuadra e Utah Jazz, që u mund 128-117 nga Denver Nuggets. Ndeshje e mirë e Nikola Jokic, që realizoi 47 pikë e 12 rebound, duke mposhtur thuajse i vetëm rivalët e Jazz.

Fiton Los Angeles, që mundi 129-115 New York Knicks, duke marrë kreun e renditjes në Perëndim pas humbjes së Jazz. Leonard ishte më i miri ndeshjes teksa realizoi 29 pikë.

Pas një ndeshje spektakolare, ku në total u realizuan 295 pikë, skuadra e Washington Wizard mposhti 149-146 Brooklyn Nets. Westbrook me 41 pikë e Beal me 37 shkëlqyen për Washington, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Durant për Nets.

Në krye të renditjes në Lindje qëndron Philadelphia, që mundi 119-110 Indiana. Tri fitore radhazi për Philadephian që marshon para, duke lënë pas Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks.

NBA do të pushojë në mesin e muajit shkurt për të paktën 10 ditë, ndërsa në mesin e muajit mars është menduar të zhvillohet ndeshja e famshme All Star Game. Tifozët kanë nisur të votojnë online për basketbollistët e preferuar, që më pas do të ndahen në dy skuadra së bashku me liderët përkatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN