MENU
klinika

Shtohen thirrjet në Bruksel

A duhet të japë dorëheqjen edhe Von der Leyen?

15.02.2021 - 15:29

Udhëheqja e Komisionit Evropian në Bruksel ka qenë nën presion të fortë pasi eurodeputetët i kanë bërë thirrje Ursula von der Leyen të japë dorëheqjen menjëherë .

Pas një udhëtimi diplomatik në Moskë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, Joseph Borrell gjithashtu ka pasur dhjetra thirrje për të dhënë dorëheqjen.

Deputeti Jaak Madison i tha Parlamentit Evropian se “nuk ka zgjidhje tjetër”.

Kjo vjen pasi Borrell u akuzua nga eurodeputetët se ishte tallur nga Ministri i Jashtëm rus, Sergio Lavrov, dhe mbi 70 eurodeputetë kanë nënshkruar një letër ku kërkojnë dorëheqjen e tij.

High Representative of the European Union Josep Borrell meets with his counterpart Russian Foreign Minister Sergei Lavrov in Moscow at the MFA Grand Mansion on February 05, 2021.

BE është akuzuar nga Madison se po e shfrytëzon koronavirusin si një mundësi të kapjes së pushtetit.

Madison tha, “Për të zgjidhur krizën ekonomike, zgjidhja e zgjuar e Komisionit Evropian është të marrë borxh të madh të përbashkët, arsyeja e vërtetë për të cilën është dëshira për të lëvizur drejt taksave në të gjithë BE-në.

“Pyetja është nëse BE po shijon krizën e vazhdueshme pasi është një justifikim për të ofruar një zgjidhje për vendet anëtare. Duke pasur parasysh këtë paaftësi dhe konfuzion, BE është një organizëm i mbi-rregulluar, i mbushur me burokraci. Është absolutisht e paaftë të merret me krizat ”.

Programi i shpërndarjes së vaksinave në Evropë gjithashtu është vënë në kritikë nga Madison pasi tha se Mbretëria e Bashkuar po vaksinon pesë herë më shpejt se BE.

Duke folur për Borrell, Madison shtoi, “Për t’i shtuar të gjitha, Komisioni Evropian nuk është gjithashtu në gjendje të përballet me politikën e jashtme siç dëshmohet nga Borrel, dukelejuar Ministrin e Jashtëm rus të tallet me të.

HANDOUT – 27 May 2020, Belgium, Brussels: European Commission President Ursula von der Leyen (C) wearing a face mask arrives to attend an extraordinary European Parliament plenary session on the Commission’s proposal on the Multiannual Financial Framework (MFF) and the Recovery Instrument. Photo: Daina Le Lardic/European Parliament/dpa – ATTENTION: editorial use only and only if the credit mentioned above is referenced in full

“Ne do të kemi një politikë të jashtme të përbashkët, por politika jonë e jashtme do të diktohet nga Gjermania dhe Franca.”

Von der Leyen pranoi se “ne ende nuk jemi atje ku duam të jemi” në lidhje me përhapjen e vaksinave.

Ajo tha, “Ne ishim shumë optimist kur bëhej fjalë për prodhimin masiv. Dhe mbase ne ishim shumë të sigurt se ajo që porositëm në të vërtetë do të dorëzohej në kohë.”

Von der Leyen pranoi se “u bënë gabime” për të anashkaluar një pjesë thelbësore të marrëveshjes së Brexit, pas një konflikti lidhur me furnizimin e vaksinave, për të cilën ajo “pendohet thellësisht”.

Përkthyer dhe përshtatur nga Telegraph UK/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do të jetë në fokus dhe si do të realizohet?

BE do të veprojë kundër lajmeve të rreme