MENU
klinika

Moti i keq

KESH: Situata në kaskadën e Drinit nën kontroll

08.02.2021 - 10:59

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) po mban nën monitorim të vazhdueshëm situatën hidroenergjetike në Kaskadën e Drinit dhe po menaxhon në mënyrë optimale prurjet, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Ultësirës së nën Shkodrës.

𝙎𝙞𝙩𝙪𝙖𝙩𝙖 𝙖𝙠𝙩𝙪𝙖𝙡𝙚 𝙣ë 𝙠𝙖𝙨𝙙𝙖𝙠ë𝙣 𝙚 𝙡𝙪𝙢𝙞𝙩 𝘿𝙧𝙞𝙣, 𝙥𝙖𝙧𝙖𝙦𝙞𝙩𝙚𝙩:

Prurjet natyrore në kaskadë janë 490 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
Hec Fierzë – 335 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat.
Hec Koman – 678 m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.
Hec Vau Dejës – 420 m3/s nga prodhimi, 900 m3/s shkarkime nga portat

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
Hec Fierzë 291.73 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
Hec Koman 169.98 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
Hec Vau i Dejës 72.43mmnd ( kuota max. 76 mmnd)
Prodhimi në të tre Hec-et është :
Hec Fierzë, 8,061 MWh (ditor)
Hec Koman, 13,874 MWh (ditor)
Hec Vau Dejës, 4,528 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.