MENU
klinika

Nga Russian Today/ SHBA po mbetet pas!

Kina do të dominojë këtë shekull përmes ‘naftë së re’

18.02.2021 - 13:56

Max Keizer në një diskutim me Dan Collins, një biznesmen dhe sipërmarrës që jetoi në Kinë për 20 vjet, në lidhje me arsyet pas mungesës globale të çipit dhe pse modeli i biznesit amerikan e ka lënë vendin të prekshëm.

Gjysmëpërçuesit janë “nafta e re, truri që qëndron pas gjithçkaje”, thotë Collins, duke treguar industrinë e armëve, elektronikën e konsumit dhe automjetet. “Kjo është pjesa kryesore e një ekonomie moderne të teknologjisë së lartë dhe SHBA po humbet avantazhin në këtë gjë.”

Ai shpjegon se mungesa e çipave aktualisht po mbyll industri pas industrie.

“Kina po hedh një trilion dollarë në prodhimin e gjysmëpërçuesve, të gjithë zinxhirin e furnizimit me lëndë të parë, pajisje testimi, impiante të fabrikimit të çipave”, thotë Collins. “Kështu që, ata planifikojnë të dominojnë këtë shekull përmes çipave dhe aty në të vërtetë është zona e konkurrencës”.

Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ Dhoma e Tregtisë: Amerika do paguajë shtrenjtë...

Shkëputja nga Kina mund të zhdukë qindra miliarda nga SHBA


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!