MENU
klinika

Rikthehet mësimi online në gjimnaze

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Shqipëria mbyllet nga ora 20:00

10.02.2021 - 12:26

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur këtë mesditë për të njoftuar masat e reja më shtrënguese kundër koronavirusit.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, që një ditë më parë paralajmëroi shtrëngim të masave anti-Covid, për shkak të rritjes së shifrave javët e fundit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se ora policore do të nisë nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ku nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bizneseve.

Disa nga masat e Komitetit Teknik të Ekspertëve:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


reagim për situatën shqetësuese të krijuar nga Covid

Tritan Kalo me mesazh të fortë: Mos abuzoni, Komiteti Teknik këshillon…