MENU
klinika

Çudit këngëtarja shqiptare me deklaratën

“Koronavirusin e hodhën me aeroplanë”

24.02.2021 - 10:27

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “NIN” që transmetohet në Klan Kosova, ku ka rrëfyer të pathëna dhe detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Mes të tjerash, Albërija deklaroi se ajo ishte ndër të parat që u infektua me koronavirus në shkurt të vitit të kaluar, në një kohë që virusi apo kishte nisur të shpërndahej në të gjithë botën.

“Ka qenë një periudhë e frikshme, që unë isha në një shtëpi vetëm dhe njerëzit vdisnin. Dhe aty më ka zhgënjyer Amerika pak sepse unë e dua Amerikën shumë dhe thoja: Si ka mundësi qe njerëzit te vdesin ne Amerike kështu, por edhe atje u bë çdo gjë politike, sepse merrnin 1.2 milion dollar për çdo pacient që ishte me COVID-19 dhe i vinin ventilatorin dhe kanë bërë para pafund”, ka rrëfyer Hadërgjonaj.

Këngëtarja ka hedhur dyshime të forta mbi shfaqjen e virusit, dhe e ka etiketuar atë si diçka të orkestruar dhe jo të zhvilluar në formë natyrale.

“Unë mendoj se ai virus kur u hodh në fillim, sepse ai është hedhur me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën, ka qenë shumë intensiv dhe shumë i fortë dhe unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që të kenë shumë kujdes njerëzit, sepse nuk është shaka. Sepse këtu thonë njerëzit ‘A shaka është, grip është, jo nuk është e vërtetë, është një virus që për ata që kanë një imunitet të dobët mund t’iu lëjë pasoja nëse shpëtojnë, po mund t’jua marrin edhe jetën”, është shprehur këngëtarja Hadërgjonaj.