MENU
klinika

Lista

KQZ regjistron 10 partitë e para për zgjedhjet e 25 Prillit

05.02.2021 - 12:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë sot 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Po sot, KQZ pranoi sot të autorizojë mbledhjen e firmave për dy kandidatë të pavarur.

Partitë duhet të deklarojnë marrëveshjet për koalicion deri në 24 shkurt.

Partitë e regjistruara

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet        Shpëtim Idrizi

Bindja Demokratike Astrit Patozi

Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli

Lëvizja Demokratike Shqiptare                 Myslym Murrizi

Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni

Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi

Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhani

Balli Komëtar Adriatik Alimadhi

Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa

Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur

Pal Shkambi                                              I pavarur, Shkodër

Plarent Aleksi                                                   I pavarur, Berat