Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në seli për herë të dytë drejtuesit politik të PD në qarqe. Siç raporton News24 në fokus të takimit do të jenë zgjedhjet dhe situata në terren.
Kjo është mbledhja e dytë e Lulzim Bashës me drejtuesit politikë teksa pas caktimit të tyre dhe regjistrimit në zgjedhje, PD-së i ka ngelur vetëm të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë.
Ne takimin e parë, i cili u zhvillua rreth nje jave me pare kryedemokrati Basha ka theksuar se rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga puna që PD do të bëjë gjatë kësaj kohe. Po ashtu Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit janë në dorën e tyre, duke shtuar se me një përkushtim maksimal dhe me një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve te PD, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores.