MENU
klinika

Luajti Shqipëria në Evropian

Kriza nga pandemia, stadiumi i famshëm në shitje

04.02.2021 - 20:04

Kriza ekonomike nga pandemia ka prekur të gjithë sektorët e jetës, përfshi edhe sportin, futbollin në vecanti. Për këtë arsye, stadiumi “Velodrome” i Marseille është nxjerrë në shitje.

Hipoteza e shitjes, siç ka bërë të ditur calcionanza.it, është ngritur edhe në të kaluarën, por këtë herë ka ardhur lajmërimi zyrtar. Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, ka thënë se shitja e Velodrome mund të jetë një zgjidhje e mirë për të rregulluar financat e qytetit, të rënduara nga borxhet.

Kanë ndikuar edhe problemet që ka sjellë Covid, me qytetin që është paralizuar nga masat shtrënguese që e kanë bërë të pamundur për shumë biznese të paguajnë taksat e bashkisë.

“Dua ta shes stadiumin sepse kushton shumë para. Dua ta shes sepse është një lëmsh financiar. E kam thënë kur isha në opozitë. Do ta b ëj nëse do të gjej një blerës. Stadiumi nuk mund të mbahet më”, – ka thënë Payan në një lidhje direkte në Facebook.

Klubi i Marseille, në krizë ekonomike për shkak të Covid, i paguan bashkisë një qira prej 5.5 milionë eurosh në vit.