MENU
klinika

"Kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur…"

Kryeministri publikon foton nga Thumana: Kjo është Shqipëria sot

24.02.2021 - 21:18

Thumana ishte zona më e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Shumë shtëpi u shkatërruan dhe dhjetëra persona humbën jetën nga tërmeti tragjik, por duket se ajo kohë ka mbetur pas.

Kryeministri Edi Rama, ka postuar në rrjete sociale një foto nga Thumana, ku shihet se zona po merr “jetë”.

Kryeministri shkroi ndër të tjera se Thumana është shembulli i Shqipërisë sot, ku në çdo sektor po shihet ndryshimi.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

“Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare
Thumana sot s’ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s’do ketë krahasim me këtë sonte – njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara
Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme ”.
#SkaKohëPërPushim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN