MENU
klinika

Ministri i Mbrojtjes e zbulon

Kur pritet të nisin punimet për bazën e parë ajrore të NATO-s në rajon?

02.02.2021 - 18:24

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbulon se në tetor të këtij viti nisin punimet në Kuçovë për bazën e parë ajrore të NATO-së në Ballkanin Perëndimor.

Peleshi e konsideron projektin më të rëndësishëm të viteve të fundit në FA, duke rritur edhe peshën strategjike të Shqipërisë.

Baza ajrore e Kuçovës do të jetë e para dhe e vetmja bazë taktike e dislokueshme e NATO-s në rajon.

 

STATUSI NGA NIKO PELESHI

 

Punimet për ta shndërruar Bazën Ajrore të Kuçovës, në bazën e vetme taktike të dislokueshme të NATO-s në rajon pritet të nisin në tetor të këtij viti.

Projekti më i rëndësishëm i viteve të fundit në FA, jo vetëm që na jep një infrastrukturë dhe kapacitete të modernizuara në hartën e Aleancës sonë, por rrit edhe peshën strategjike të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.