MENU
klinika

Edhe ai izraelit...

Ky është doktori i famshëm që shpiku ilaçin kundër koronavirusit

12.02.2021 - 14:17

Kur Nadir Arber u kthye në Izrael pasi përfundoi studimet për doktoraturë  në Universitetin Columbia në New York në 1998, ai filloi kërkimet laboratorike rreth CD24, një proteinë që shkatërron  sistemin imunitar.

Dekada më vonë, bota ndryshoi me fillimin e pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkaktuar më shumë se dy milion viktima në të gjithë botën. Në prill të vitit 2020, disa muaj pas shpërthimit të pandemisë, Arber, një profesor i mjekësisë dhe drejtor i Qendrës së Parandalimit të Kancerit të Tel Aviv-Sourasky (Ichilov), zhvilloi një ilaç për trajtimin e sëmundjes.

Arber ka shpjeguar se kur dikush infektohet me koronavirus, ai mund të kalojë në dy faza. Në fazën e parë, simptomat janë të ngjashme me gripin dhe nuk kanë nevojë për trajtim.

Por 5% deri në 7% të popullsisë, pas pesë deri në shtatë ditë, gjendja e tyre përkeqësohet papritur  dhe më pas personat e infektuar fillojnë të kenë probleme të frymëmarrjes për shkak të asaj që mjekët e quajnë “stuhi citokine”.

“Kjo është pikërisht aty ku ne duam të ndërhyjmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes së pacientëve, tha Arber.”

Përpjekjet e tyre deri më tani kanë dhënë rezultate shumë optimiste. Ilaçi është testuar në 30 pacientë që kishin një sëmundje të rëndë – 29 prej të cilëve u shëruan brenda 3-5 ditësh. “Ilaçi është efektiv dhe nuk ka efekte anësore, madje brenda 2-3 ditësh, pacientët filluan të ndiheshin më mirë.

Rezultatet optimiste i shtynë ata të vazhdonin  fazat 2 dhe 3 të provave klinike, gjatë të cilave më shumë njerëz do të marrin ilaçin, ndërsa disa prej tyre janë nën diskutime për tu kryer në Greqi. Kryeministrat dhe krerët e shteteve në të gjithë botën po kërkojnë  të kenë qasje te ilaçi. Greqia duket se ka një epërsi.

“Kryeministri izraelit ka një marrëdhënie shumë të mirë me kryeministrin grek, tha Arber, megjithëse ishte shumë herët për të thënë kur do të fillojnë provat në vend, dhe se kur.

Trajtimi ka elemente të tjerë pozitivë. Fillimisht, administrohet lehtë dhe mund të përdoret edhe në shtëpi. Gjithashtu është një ilaç që nuk kushton shumë.