MENU
klinika

NBA

Lakers bien ndaj Nets, LeBron James hyn në histori

19.02.2021 - 11:27

Brooklyn Nets vijon të marrë suksese në NBA, kjo dhe për meritë të çiftit Kyrie Irving dhe James Harden. Nets mposhti me shifrat e thella, 109-98 kampionët e Los Angeles Lakers, të cilët duhet të krenohen për vetëm një fakt nga ky duel.

Ylli i tyre, LeBron James hyri zyrtarisht në histori pasi me 32 pikët e tij u bë lojtari i tretë në histori që arrinë 35 mijë pikë në gjithë karrierën e tij. James afrohet kështu në rangun e emrave të rëndësishëm të basketbollit amerikan, Karl Malone dhe Kareem Abdul-Jabbar.

Kjo arritje e James arrihet me më pak ndeshje se sa dy legjendat e NBA, të cilët janë të distancuar respektivisht, Jabbar me 3.387 pikë dhe Malone me 1.928 pikë nga James. Mbreti James u zgjodh gjithashtu një nga kapitenët e ndeshjes All Star, më 7 mars në Atlanta.

Milwaukee Bucks pëson humbjen e pestë në kampionat, këtë herë përballë Toronto Raptors me rezultatin 110-96 dhe mbetet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. Te fitorja u rikthye Miami Heat, 118-110 përballë Sacramento Kings.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN