MENU
klinika

NBA

Lakers nuk gabojnë më, rikthehen Bucks

02.02.2021 - 11:55

Me një ndeshje të shtyrë, e 23-ta në total, NBA ka vijuar me 9 ndeshje gjatë ditës së fundit. Fitorja e dytë radhazi për Los Angeles Lakers, që mundën 107-99 Atlantan jashtë fushe. Anthony Davis me 25 pikë e LeBron James me 21 ishin sërish vendimtarë për kalifornianët.

Pavarësisht fitores, kampionët në fuqi mbeten në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, pasi kanë 6 humbje, ndërsa Clippers në vendin e parë dhe Jazz në vendin e dytë 5 humbje.

Në këtë konferencë është ngjitur si me ashensor skuadra e Houston Rockets, që mundi thellë 136-106 Oklahoma City Thunder, me Eric Gordon protagonist, autor i 25 pikëve. Fitorja e pestë radhazi për skuadrën teksane, që nga vendi i 13-të pas largimit të James Harden, tashmë është ngjitur në zonën play-off, në vendin e tetë.

Në Lindje, është rikthyer te suksesi skuadra e Milwaukee Bucks. Pas dy humbjeve radhazi, Bucks mposhtën 134-106 Portland Trail Blazers, ndeshje ku u dalluan lojtarët e stolit, që realizuan 64 pikë.

Si rrallëherë Giannis Antetekounmpo realizoi vetëm 18 pikë, i katërti shënues i takimit. Interesant fakti që lideri i Bucks shënoi mbi 35 pikë ndeshjet paraardhëse dhe skuadra humbi. Milwaukee tashmë rimerr vendin e dytë.

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Charlotte Hornets, që mundi 129-121 Miami Heat. Monk realizoi 36 pikë, më i miri për Charlotte. Chicago Bulls, falë 30 pikëve të Markkanen mposhti 110-102 New York Knicks.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN