MENU
klinika

Situata nga përmbytjet

Lezhë/130 ha tokë nën ujë

01.02.2021 - 10:41

Reshjet intensive të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në Lezhë. Autoritetet njoftojnë se në këtë qark janë të përmbytura rreth 130 ha, sipërfaqe të tokës bujqësore.

Zonat e përmbytura janë në Torovicë dhe Gjorm. Sakaq, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave dhe deri më tani rezervuaret nuk paraqesin problem.

Njoftimi i plotë:

Situata në qarkun Lezhë, datë 01.02.21, ora 08.45′:

-Gjatë nates kemi patur reshje me intensitet mesatar, sasia e reshjeve është rreth 40 mm.

-Në shkallë qarku, si pasoj e reshjeve, kemi të përmbytura rreth 130 ha, sipërfaqe të tokës bujqësore, këto në zona  depresive, konkretisht;

-në bashkinë Lezhë,  kemi rreth  100 ha, në ish këneten Torovicë;

-në bashkinë Kurbin, kemi rreth   30 ha, në ish këneten Gjorm;

-Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave;

-Rezervuaret nuk paraqesin problem, janë në monitorim.

-Lumenjët  Drin, Gjadër, Mat e Drojë, kanalet e ujrave të larta ato të dyta dhe të treta, kanë një rritje të nivelit të ujrave në rreth 30-50 cm, por pa probleme.

-Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pishem, është pa problem.

-Rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalushme.

-Strukturat e MC, janë në ndjektje të situatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dalin nga shtrati lumi Drin e Gjadër

Vijojnë reshjet në Lezhë, rreth 600 ha tokë nën ujë