Samira Zargari, trajnerja e kombëtares iraniane të femrave në ski alpine, nuk ka mundur të shoqërojë sportistet e saj në Botërorin e skive që po zhvillohet në Cortina të Italisë. Shkak është bërë bashkëshorti i saj, që nuk e ka lejuar trajneren të lërë Iranin.
Edhe pse për Zargari ky ishte një udhëtim pune dhe ligjet e Iranit e lejojnë që gruaja të largohet nga Republika e Iranit, bashkëshorti i trajneres ka kundërshtuar. Për pasojë, ekipi i është besuar zv.trajneres Marjan Kalhor.
Kjo e fundit ka shoqëruar ekipin e femrave në botërorin që zhvillohet në Itali. Federata Iraniane e Skive tha se ishte përpjekur deri në momentin e fundit për të gjetur një zgjidhje, por ishte e pamundur.
Në bazë të ligjit iranian, për të marrë pasaportën, një grua ka nevojë për lejen e bashkëshortit të saj. Gjithsesi, edhe kur një grua iraniane është në zotërim të një pasaporte të tillë, bashkëshorti i saj mund ta ndalojë që të lërë vendin.