MENU
klinika

Premier League, Java 22

Liverpool bie përsëri, rrëshket i katërti

03.02.2021 - 23:14

Kampionët në fuqi të Liverpool duket se kanë nisur të shkurorëzohen. Liverpool është mundur 0-1 në shtëpi nga Brighton. Të Kuqtë kanë zbritur në vendin e katërt të renditjes dhe tani kanë shkuar shtatë pikë larg kryesuesve të City-t, që ka një ndeshje më pak.

Takimi i luajtur në Anfield është vendosur nga një gol i Alzate-s në minutën e 56- të. Ky ka qenë goli i parë i Steven Alzate në Premier League në 28 paraqitje dhe ka ardhur nga gjuajtja e parë në portë e Brighton kundër Liverpool-it.

Në vendin e pestë, dy pikë larg Të Kuqve, është West Ham, falë fitores 3-1 të marrë mbrëmjen e sotme në fushën e Aston Villa-s. Protagonisti i ndeshjes në Villa Park ka qenë Jesse Lingard, i huazuar e West Ham nga United. Ylli i Djajve të Kuq e ka nisur aventurën e tij me ekipin e ri me një dygolësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN