Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve. Mësohet se kjo është mbledhja e parë që pas caktimit të tyre në qarqet përkatëse. News 24 raporton se në mbledhje do të diskutohet për zgjedhjet e 25 prillit.
Vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka caktuar që Tirana të ndahet në disa degë.
Kështu, ish-deputeti Aldo Bumçi do të drejtojë degët 1, 12 dhe 14. Jorida Tabaku do jetë drejtuese në degët 2, 3 dhe 10. Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj do jetë në krye të degëve 4 dhe 8. Ndërsa Grida Duma do jetë e deleguar në Kavajë dhe Rrogozhinë.
Ish-deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, do jetë në krye të degëve 5 dhe 7, ndërsa Albana Vokshi do angazhohet në degët 9 dhe 11. Për kreun e FRPD, Belind Këlliçi, Basha ka menduar që të jetë në krye të degëve 6, 13, 15 dhe 16. Ndërsa Flamur Noka në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.