MENU
klinika

Çfarë pritet të diskutohet?

Lulzim Basha mbledh në selinë blu drejtuesit e qarqeve

07.02.2021 - 18:55

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve. Mësohet se kjo është mbledhja e parë që pas caktimit të tyre në qarqet përkatëse. News 24 raporton se në mbledhje do të diskutohet për zgjedhjet e 25 prillit.

Vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka caktuar që Tirana të ndahet në disa degë.

Kështu, ish-deputeti Aldo Bumçi do të drejtojë degët 1, 12 dhe 14. Jorida Tabaku do jetë drejtuese në degët 2, 3 dhe 10. Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj do jetë në krye të degëve 4 dhe 8. Ndërsa Grida Duma do jetë e deleguar në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Ish-deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, do jetë në krye të degëve 5 dhe 7, ndërsa Albana Vokshi do angazhohet në degët 9 dhe 11. Për kreun e FRPD, Belind Këlliçi, Basha ka menduar që të jetë në krye të degëve 6, 13, 15 dhe 16. Ndërsa Flamur Noka në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha flet për lëvizjen e Jozefina Topallit: S’kam kohë për…

A i trembet përballjes me ish ‘zonjën e hekurt’ të PD?