Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 15 shkurti do të jeta data tjetër e mbërritjes së dozave të të tjera të premtuara nga Pfizer.
“Strategjia jonë e vaksinimit parashikon dhe ka diçka komponentë që lidhen me planin e vaksinimit me logjistikës dhe me cilësinë e vaksinës në mënyrë që ne të kemi një informacion të saktë për të gjithë të vaksinuarit. Informacioni ka shumë rëndësi pasi siç e dimë Pfizer dhe BioNTex është një vaksinë që bëhet në dy faza. Pranë portalit
Pasaporta e vaksinimit është një informacion i zyrtarizuar në lidhje me një informacion që duhet të marrë një qytetar. Është një element shumë i rëndësishëm përsa i përket dhe pikëpamjes së analizë. Vaksina është arma më e fuqishme për të kontrolluar pandeminë sa të njohura kemi aq dhe të panjohura është e rëndësishme që të dimë sa është numri sa të prekur janë.
Qeveria ka siguruar nga Pfizer dhe Covax vaksina për 800 mijë qytetarë ku përfshihen grupet kryesorë të rrezikut dhe prioritare dhe ne kemi filluar me ato që janë më të ekspozuarit që janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët. Kemi filluar me dozën e dytë të vaksinimit dhe vijojmë me rritjen e tyre pasi ju e dini tashmë se brenda shkurtit me 15 shkurt do të jetë dhe mbërritja e dozave të tjera nga Pfizer akoma nuk kemi një numër në lidhje me këto doza”, ka thënë Manastirliu.