MENU
klinika

"Shpjegoni programin, hapni zyrat elektorale, takoni faktorët politikë…"

Mbledhja e parë me drejtuesit politikë, tetë porositë e Bashës

08.02.2021 - 08:40

Partia Demokratike duket se ka ndezur me kapacitete të plota motorët për zgjedhjet e 25 prillit.

Menjëherë pasi kreu i PDsë përfundoi caktimin e drejtuesve të qarqeve në të gjitha degët, dje në mbrëmje mblodhi të gjithë drejtuesit dhe sekretariatin ku edhe u dha porositë e para. Burime për gazetën “Panorama.al” nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryedemokratit Basha me drejtuesit politikë bënë me dije se janë porositur që të nisin menjëherë me hapjen e zyrave elektorale.

Porosia e kryedemokratit ka qenë që të mbahet në vëmendje edhe fakti se KQZ-ja ende nuk ka marrë vendim se sa do të jetë numri i zyrave elektorale për çdo parti dhe si do të jetë shpërndarja. Më tej Basha ka porositur grupin e besuar për të drejtuar fushatën në çdo qark që të takojnë çdo grupseksion. Më pas të evidentojnë personat me influencë politike dhe ekonomike, t’u shpjegohet programi i PD-së, i cili ka nisur të prezantohet nga kryedemokrati sipas prioriteteve. Ndërkohë, më pas personat e identifikuar si influencues politikë të shpjegojnë në mënyrë sa më të kuptueshme për qytetarët detajet e programit. Kryetari i PD-së i ka kërkuar çdo drejtuesi politik që të jetë i përditësuar me të dhënat elektorale për gjendjen e zgjedhësve në zonat ku ata janë përgjegjës. Në kushtet kur ndodhemi ende nën kushtet e diktuara të sjelljes nga Covid-19 dhe se mitingjet në zgjedhje duket se do të jenë të ndaluara, një prej porosive të veçanta të kryedemokratit ka qenë pasqyrimi i çdo aktiviteti në rrjete sociale. Takimet që do të bëjnë me çdo qytetar dhe të gjitha aktivitetet e mundshme. Njësoj siç e mban edhe vetë në çdo dalje, kryetari i PD-së ka porositur drejtuesit politikë që të mbajnë maskën dhe të respektojnë masat e anti-Covid gjatë fushatës.

MESAZHI I BASHËS

Sipas kandidatit për Kryeministër, shqiptarët janë të paduruar për largimin e Kryeministrit aktual, por ai u ka thënë të tijve se sfida nuk ka për të qenë e lehtë, ndaj duhet punë maksimale në të gjitha strukturat.

“Duke i kontaktuar vetë njerëzit që keni takuar, ju e dini që pritshmëritë janë shumë të jashtëzakonshme në të dyja anët e medaljes. Ana e parë, që ju e dini shumë mirë prej kohësh, është ajo e mllefit (po përdor një fjalë popullore), e një padurimi për largimin e Edi Ramës. E një mungese durimi për të imagjinuar edhe 4 ditë më shumë e jo më dhe 4 vite më shumë me të. Dhe nga ana tjetër, në veçanti dy javët e fundit shohim Partinë Demokratike e cila po shtrihet në terren për të shpalosur programin e qeverisë dhe po i vlerëson konkretisht disa prej problemeve kryesore. Të gjitha problemet i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve. Por këtu ku jemi sot të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar. Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht gjithçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë. Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhim total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores sonë”, ka thënë Lulzim Basha në takimin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, të gjithë drejtuesit politikë janë porositur prej kreut të PD-së që të përgatisin një raport të punës së tyre gjatë gjithë javës dhe mbledhja e djeshme pritet që të kthehet në një mbledhje të përjavshme deri në zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Janë shanset për një fitore të thellë të PD”

Porositë e Lulzim Bashës për drejtuesit politikë në qarqe


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin