MENU
klinika

"As pas zgjedhjeve të 25 prillit"

Mesazhi i Presidentit Meta: Treni i integrimit është nisur dhe nuk ndalet

06.02.2021 - 19:43

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një mesazh të fortë politik në rrjetin social “Facebook”.

Kreu i Shtetit shprehet se “treni i integrimit është nisur dhe nuk do të ndalet as pas zgjedhjeve të 25 prillit. Mjerë kush i del para!”

Më herët, sot nga Shkodra presidenti Ilir Meta hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me një skenar të mundshëm nëse rriten shifrat e viktimave nga pandemia Covid-19.

Ndërsa u ndal te thirrjet e ambasadores Yuri Kim për dekriminalizimin, Meta u shpreh se dihet se kush i ka promovuar dhe u ka dalë në mbrojtje personave me probleme, ndërsa kërkoi nga partitë politike të promovojnë figura me integritet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Tek ai shikoj 7 mëkatet e Biblës”

Fatos Nano President i ardhshëm? Meta: S’kam asnjë koment