MENU
klinika

Formula 1

Mick Schumacher zbulon trofeun më të dashur nga i ati

02.02.2021 - 19:05

Ai është në qendër të vëmendjes, mbiemri Schumacher e rëndon, por Mick është gati të debutojë në Formula 1 me makinën amerikane Haas. Javën e kaluar ai ka zhvilluar disa teste me Ferrari 2018, për t’u ambientuar sa më shumë me njëvendëshet e Formula 1.

Piloti i ri gjerman shpreson të vijojë dinastinë Schumacher, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, legjendës Michael Schumacher. Mick u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me babain e tij, që prej vitesh është në fazë rehabilitimi pas aksidentit.

Mick shprehet se një trofe i babait të tij e mban gjithnjë me vete. “Është një kupë e vogël që më ka bërë dhuratë babai im, pasi kishte fituar një garë kart. E kam me vete që kur isha 6 vjeç dhe është gjithnjë në një vend të dukshëm në dhomën time. Ky është trofeu më i rëndësishëm i babait tim që kam”, – tha Mick Schumacher.