MENU
klinika

"Serbia është shtet"

Ministri serb: Nuk na duhet njohja e Kosovës

08.02.2021 - 11:34

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, ka thënë se nuk është befasuar nga kërkesa e SHBA-së për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një deklaratë për televizionin serb “Happy” ai thotë se është befasuar që një aspiratë të tillë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka shprehur në urimin e tij për ditën e shtetësisë së Serbisë dhe se me këtë është treguar qëndrimi i politikës së jashtme amerikane.

“Megjithatë, ajo që për ne më është më e rëndësishmja, si në aktet e organizatave ndërkombëtare dhe vetë BE-së, me të cilën ne jemi duke zhvilluar negociata për pranimin dhe anëtarësimin, gjëra të tilla nuk janë vendosur si kusht. Edhe nëse qëndrojnë, pozicioni ynë është i qartë, ai pozicion u shpreh në një nga vendet më të rëndësishme në botë dhe kjo është Shtëpia e Bardhë në shtator”, tha Selakoviqi, transmeton “Zeri.info”.

Sipas tij, Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk i duhet njohja e Kosovës.

Selakoviqi shtoi se Serbia ka pozicionin e saj në të cilin insiston, porse edhe SHBA-ja e ka pozicionin e saj në të cilin insiston.

“Kjo nuk është arsye që ne të tërhiqemi nga pozicioni ynë, por vetëm një nxitje më e madhe dhe më e fortë për të qenë këmbëngulës e të mençur në atë luftë për të përfaqësuar interesat tona. Ky është një nga sinjalet e këtij viti, i cili u shpall si një vit në të cilin na presin presione të mëdha dhe tundime të mëdha, në të cilat duhet të qëndrojmë dhe të durojmë deri në fund”, tha ministri serb.

Ai shtoi se Serbia duhet të besojë se fuqitë e mëdha do ta ndryshojnë mendimin e tyre për sa i përket Kosovës, sepse shumë prej tyre e kanë sponsorizuar pavarësinë e saj dhe se Kosovën trajtojnë sikur diçka të tyren dhe e mbrojnë në çdo vend.

“Megjithatë, fuqitë e mëdha nuk janë të njëjta siç kanë qenë para 14 vitesh, por as Serbia nuk është e njëjta dhe nuk ndjek politika në të njëjtën mënyrë. A do të bisedojë edhe me administratën e re të SHBA-së për Kosovën dhe Metohinë – po, do të bisedojë, a do të jenë këto biseda të thjeshta dhe të lehta – sigurisht se jo”, deklaroi Selakoviqi. /Zëri

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit