MENU
klinika

Me çmimin special prej 5.25 USD

Mjeku Dasho jep lajmin: Në dy muaj, 220 mijë doza nga COVAX

01.02.2021 - 08:22

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ka dhënë dje lajmin se brenda 2 muajve vendi ynë do të përfitojë në sajë të mekanizimit COVAX 200 mijë doza nga kompania “AstraZeneca” dhe 20 mijë të tjera nga “Pfizer” me një çmim prej 5.25 dollarë për dozë. Sipas doktorit, kjo dërgesë jo për shkak të meritës, por bujarisë së Bashkimit Europian.

“Pasi i vari shpresat për muaj të tërë te COVAX, pas nënshkrimit të marrëveshjes me ‘Pfizer’, Borati ka nisur të përqeshë COVAX-in, si një mekanizëm të ngathët dhe të padobishëm.

Shpresat janë varur te ‘Pfizer’-i, marrëveshja me të cilin po propagandohet si arritja gjeniale e ‘lypësit numër një’! Sa keq sërish për Boratit tonë! Sepse brenda dy muajve Shqipëria (jo për meritë të Boratit, por në sajë të solidaritetit të COVAX-it) pritet të përfitojë gati 200 mijë doza të vaksinës së ‘Astra Zeneca’ dhe 20 mijë doza të ‘Pfizer’ me çmimin special prej 5.25 dollarë për dozë! Borat, boll u bëre qesharak! Diplomacia është sport i vështirë dhe kërkon këllqe, jo shtete prej kartoni si ai që e ke katandisur ti Shqipërinë. Bëj ndonjë punë të mirë për të ndalur sadopak ritmet e frikshme të COVID-it dhe vdekjet e qytetarëve të tu! Kjo është përgjegjësia jote! Sa për të tjerat, shqiptarët janë me fat që për ta mendon Bashkimi Europian dhe OBSH-ja”, ka shkruar doktori në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një virus që përhapet më shpejt do të ishte një katastrofë e vërtetë”

Mjeku Dasho: Një tjetër skandal, disa pacientë kanë vdekur pa u shtruar fare…