MENU
klinika

Goleadori egjiptian

Mohamed Salah arrin legjendën e Liverpool

02.02.2021 - 14:56

Mohamed Salah vitet e fundit është kthyer në një goleador. Ndryshe nga aktivizmi me skuadrat si Chelsea, Fiorentina apo Roma, te Liverpool është sulmuesi më i mirë në sezonet e fundit.

Në 4 sezonet e fundit me “Të Kuqtë” ai ka shënuar mbi 20 gola. Salah është i pari futbollist që e bën këtë te Liverpool që pas legjendës Ian Rush në fillimin e viteve 80’. Në sezonin e parë 2017-2018 ai shënoi plot 44 gola në të gjitha kompeticionet në Angli dhe klubi i Romës u pendua që e shiti.

Në sezonin pasardhës, ai shënoi 27 gola, ndërsa në sezonin që lamë pas, edhe pse mungoi në shumë ndeshje për shkak dëmtimi, arriti të shënojë 23 gola dhe Liverpool u rikthye te tillulli pas 30 vitesh.

Ndërsa në sezonin e ri duket se ka rilindur, 21 gola deri tani, ku 15 i ka shënuar në Premier League, duke udhëhequr listën e shënuesve më të mirë, ku në vend të dytë ndodhet Harry kane e Song me nga 12 gola secili.

Për fatin e keq të Salah, Liverpool ka rrëshkitur në vendin e tretë në kampionat, ndërsa është eliminuar edhe nga Kupa e Anglisë. Gjithsesi, në aspektin personal sulmuesi egjiptian po bën shumë mirë. Vetëm Lewandowski ka shënuar më shumë në 5 ligat kryesore evropiane.