MENU
klinika

"Hotel de Glace"

Mrekullia e vitit 2021: Hoteli i ndërtuar me akull!

06.02.2021 - 11:57

Nëse mendoni se keni parë ndërtesa të mrekullueshme, e keni gabim sepse nuk keni parë asgjë akoma, para këtij hoteli prej akulli.

Versioni i vitit 2021 i hotelit, i quajtur Hotel de Glace, ndodhet në Village Vacances Valcartier në Quebec.

Hoteli shtrihet në 30,000 metra katrorë dhe 15,000 ton dëborë janë përdorur për të krijuar ndërtesën e pabesueshme.

Disa fotografi të mahnitshme tregojnë versionin 2021 të hotelit të pabesueshëm të akullit të Kanadasë, Hotel de Glace, i cili u hap muajin e kaluar dhe është rindërtuar çdo vit për 21 vjet duke përdorur dëborë dhe akull.

Është hoteli i vetëm i këtij lloji në Amerikën e Veriut dhe këtë vit përfshin një sallë madhështore, një kishë të vogël ku çiftet mund të martohen, 15 suita, gjashtë dhoma, një tobogan të madh dhe një bar akulli.