MENU
klinika

"OBSH i jep “dritën jeshile” vaksinës AstraZeneca!"

Mund të aplikohet edhe tek qytetarët mbi 65 vjeç, pavarësisht se…

10.02.2021 - 20:02

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH ) i ka thënë “po” vaksinës AstraZeneca, që të aplikohet tek qytetarët mbi moshën 65 vjeç. OBSH ka miratuar përdorimin e vaksinës për njerëzit mbi moshën 65 vjeç, pavarësisht nga fakti se provat klinike kanë të dhëna jo të plota për grupmoshat më të vjetra dhe një numër shtetesh kanë ndryshuar grupmoshën e vaksinimit.

Ekspertët theksojnë se vaksina Oxford University AstraZeneca duhet të rekomandohet për përdorim edhe tek njerëzit mbi 65 vjeç. Sipas ekipit, vaksina duhet të bëhet në dy doza, me një interval prej 8 deri në 12 javë ndërmjet të parës dhe të dytës.

OBSH tha se rezultatet paraprake nënvizojnë nevojën urgjente për një qasje të koordinuar, për monitorimin dhe vlerësimin e mostrave të virusit, ndërsa OBSH do të vazhdojë të monitorojë situatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit

Borrell shënjestron mediat ruse: Pse i përhap Rusia këto deklarata

“Vaksinat do t’i kthejnë njerëzit në majmunë, absurde!”