Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve në pjesën më të madhe të akseve kombëtare.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi nga zona e Urës së Milotit se nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën në orën 08:00 do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare.
Sipas saj, këto mjete e kanë më të vështirë të lëvizin në situata të tilla, por edhe vështirësojnë punnë e borëpastrueseve.
”Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejti të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën enjë moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve ët dëborës, por edhe për shkak të erës e cila është e një shpejtësie mjaft të lartë. Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin pjesët e qyteteve apo të fshatrave.
Situate është ekstreme, pavarësisht kësaj të gjitha borëpastruset, të gjitha kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë janë në krye të detyrës. Të gjitha ato zona që kemi deklaruar se duhet të përdoren zinxhirët, nuk lejohet nga policia rrugore kalimi pa zinxhirë në automjete. Ndërkohë duke nisur sot nga ora 8 e darkës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të cilat krijojnë probleme dhe bllokojnë borëpastruset, e kemi has këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Deri të hënën në mëngjes në orën 08;00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë në akset kombëtare.”-tha Balluku.