Detaje të reja kanë dalë në dritë për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli.
Në fillim ishin dy pista kryesore: ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes. Bëhet e ditur se hetimi ka ndryshuar rrjedhë pasi besohet se Pecorelli ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Ka dyshime të forta që biznesmeni të jetë vrarë për shkak të aktivitetit kriminal me të cilin merrej, që është trafikimi i lëndëve narkotike.
Dyshohet se biznesmeni përdorte rrjetin e aktivitetit të tij të tregtimit të produkteve kozmetike për transportin e lëndëve narkotike.
Tashmë mostrat e eshtrave të gjetura në makinën e djegur në Pukë janë dërguar në Itali aty ku do ju bëhet ADN-ja me vëllanë e Pecorellit për të mësuar nëse biznesmeni ndodhej në makinë ose jo.
Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike, ku edhe pretendonte se do të arrinte një marrëveshje të madhe.
Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pecorelli e kishte marë me qera në aeroport.
Brenda mjetit janë gjetur disa eshtra të djegura, ndërsa telefoni dhe ora e biznesmenit ishin të padëmtuara.