MENU
klinika

Sinjalet e para nga Serbia

“Pesë shtete tërheqin njohjen nëse Prishtina shkel…”

18.02.2021 - 10:45

Mediat serbe shkruajnë se serbia deri më tani ka garanci të prerë nga pesë vende se janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Nëse Prishtina shkel marrëveshjen sipas së cilës duhet të përmbahet nga aplikimi për pranim në organizatat ndërkombëtare, Beogradi do t’u kërkojë atyre vendeve të aktivizojnë procesin e tërheqjes së njohjes, njoftoi Vecernje Novosti, duke cituar burime në Qeverinë e Serbisë,

Ndër të tjera në media thuhet se me marrëveshjen e Uashingtonit nga shtatori i vitit të kaluar, Beogradi dhe Prishtina u zotuan për një moratorium një vjeçar mbi fushatën për tërheqjen e njohjes.. e po ashtu mos aplikim në një nga organizatat ndërkombëtare.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha më herët se ai “ka informacion” se shqiptarët duan të bashkohen me Kosovën në Konferencën e Gjykatave Ndërkombëtare, duke deklaruar se në rast se kjo do të ndodhë, Serbia do të “detyrohet të përgjigjet në mënyrën që bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm”.

“Dhe ata nuk do ta pëlqejnë aspak përgjigjen. Unë nuk besoj se ata do të jenë të lumtur me tërheqjet e reja të njohjes dhe tani mund t’u them atyre se do të ketë,” tha Vuçiç.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!