MENU
klinika

IGJEUM parashikim optimist

Niveli i ujit nga nesër do të bjerë në Shkodër

02.02.2021 - 12:06

Instituti i Gjeoshkecës njofton se nivelet dhe prurjet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta me një rritje të lehtë përgjatë ditës së sotme. Duke filluar nga fundi i ditës së nesërme dhe përgjatë gjithë javës prurjet nga liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna do të jenë në rënie.

Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, nuk pritet rrezik nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt. 02) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër (e mërkurë, dt. 03) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 6 / 14 °C

në vendet malore: 1 / 11 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt. 02) dhe nesër (e mërkurë, dt. 03) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

145095671_1929034030583767_5158296938854933884_o.jpg
145917010_1929034040583766_512074772226469381_o.jpg
145131197_1929034043917099_8243142030754254809_o.jpg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në Obot uji është 1 metër mbi nivelin e rrugës 

Shkodër/ Zhbllokohet kalimi në Malin e Shoshit