MENU
klinika

Po ju do ta provonit?

Një ngjyrë e guximshme flokëve dhe Shakira duket 10 vjet më e re

06.02.2021 - 11:06

Shakira mund t’i lyejë flokët si të dojë dhe prapë duket e bukur.

Këtë të premte, këngëtarja i surprizoi fansat duke u shfaqur me flokë të kuqe, në një postim ku promovoi këngën e re “Girl like me”, që vjen në bashkëpunim me Black Eyes Peas.

Kjo pamje e re e Shakirës na bëri nostalgjikë për kohën ku ajo shfaqej në kopertinën e “Grandes Exitos” në vitin 2002.

Fansat e Shakirës e krahasuan pamjen e re edhe me performancën e saj në MTV në vitin 1999.

Këngëtarja postoi edhe një video ku shfaqej duke stiluar flokët me ngjyrën e re, teksa kënga “Girl like me” dëgjohet në sfond.