MENU
klinika

MEPJ ka një apel për qytetarët

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Francë, Suedi e Gjermani

03.02.2021 - 13:22

MEPJ bën me dije se sot ka nisur shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shqiptarët që janë rezidentë në shtetin francez.

Ky shërbim ka nisur dje për shqiptarët në Suedi ndërsa nesër do të nisë edhe në Gjermani.  MEPJ fton të gjithë shqiptarët që të aplikojnë në portalin “e-Albania” për të bërë aplikimin.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka nisur sot shërbimi për pajisje me Kartë Identiteti dhe Pasaportë për shtetasit shqiptarë rezidentë në Francë.

Kujtojmë se i njëjti shërbim ka nisur ditën e djeshme për shqiptarët rezidentë në Suedi, ndërsa që prej ditës së nesërme më datë 04.02.2021, shërbimi për pajisjen me dokumente ID do të nisë edhe në Ambasadën shqiptare në Berlin.

MEPJ fton të gjithë shtetasit shqiptarë të aplikojnë në portalin ‘e-Albania’, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN