MENU
klinika

Shifra alarmante nga COVID-19

Numër shumë i lartë infektimesh në 24 orët e fundit, 17 persona humbin jetën

20.02.2021 - 17:45

Ministria e Shëndetësisë informon për situatën e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë

Sipas MSH, në orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të virusit, 17 persona.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

 

 

Sot procesi i vaksinimit vijon të shtrihet në territor. Gjatë ditës së sotme janë kryer 792 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksina antivCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetaë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (20 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1153

Të shëruar në 24 orë      928

Të shtruar në spitale      606

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore                3975

Testime totale           436,477

Raste pozitive            99,062

Raste të shëruara        62,533

Raste Aktive               34,876

Humbje jete                1,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     21256

Fier          2883

Durrës    1804

Vlorë      1771

Shkodër  1440

Elbasan           1086

Korçë      1000

Lezhë      999

Berat               974

Gjirokastër 903

Kukës      399

Dibër       361