MENU
klinika

Studimet nga OBSH në Wuhan

Pas 2 javësh hetimi, eksperti: COVID-19 nuk ka origjinë laboratorike

09.02.2021 - 13:30

Ekipi i hetuesve të OBSH-së, rreth 2 javë më parë ka mbërritur në Wuhan, qytetin e Kinës ku u shfaq për herë të parë koronavisuri, për të zbuluar origjinën e tij.

Një prej ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Peter Ben Embarek, në një konferencë për shtyp ditën e sotme tha se sipas studimeve të bëra gjatë kësaj kohe, COVID-19 nuk ka rrjedhur nga laboratori biologjik i Wuhanit.

Sipas tij koronavirusi është transmetuar nga lakuriqët e natës, te njeriu siç edhe është diskutuar më parë.

OBSH-ja rreth një viti pas konfirmimit të rastit të parë me COVID-19 në qytetin e Wuhanit, vendosi të bëjë udhëtimin drejt këtij qyteti të Kinës me qëllim zbulimin dhe hulumtimin e origjinës së virusit.

Kjo erdhi dhe si pasojë e akuzave të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump se koronavirusi është i krijuar në mënyrë laboratorike.

Në Kinë aktualisht numri i infektimeve ka shkuar 89,720, ndërkohë ai i viktimave është 4,636 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Këto janë shifrat zyrtare të publikuara nga autoritetet përkatëse, megjithatë Kina është akuzuar shpesh për fshehje të rasteve pozitive dhe viktimave nga COVID-19.