MENU
klinika

Disa shtete skeptike për sistemin

Pasaportat e vaksinimit, Von der Leyen: Gati brenda tre muajve

26.02.2021 - 11:33

Certifikatat e vaksinave brenda Bashkimit Europian mund të jenë gati për t’u përdorur brenda tre muajve, kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë samitit virtual të liderëve të unionit.

Pasaporta e vaksinimit do të jetë funksionale për ata persona që kanë marrë dozën e vaksinës, kanë një test negativ PCR ose që tashmë kanë krijuar antitrupa.

E ndërsa shtetet jugore të Evropës sikundër Greqia dhe Spanja e mbështesin fort një ide të tillë çka sipas tyre do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë, vendet veriore sikundër Gjermania janë skeptike nëse ky sistem do të funksiononte.

Ndërkohë në shtetin fqinj prej ditës së premte kanë nisur të jepen certifikata digjitale vaksinimi. Qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë të drejtë të tërheqin një certifikatë digjitale, për të cilën mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare të qeverisë.

Gati 40,000 certifikata të vaksinimit u lëshuan brenda 24 orëve nga fillimi i funksionimit të platformës ditën e premte. Greqia renditet në vendin e 12-të midis 27 vendeve të BE-së për sa i përket vaksinimeve për 100 banorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjashmëria me rregullat ndaj Covid-19!

Manuali 432-vjeçar për distancimin shoqëror