MENU
klinika

Biden letër Osmanit dhe Vuçiçit

“Për Kosovën lavdërime, Serbisë një dush i ftohtë”

17.02.2021 - 11:51

Duke qenë se të dy shtetet e Ballkanit, Kosova e Serbia, ditën e tyre të Pavarësisë e kremtojnë në shkurt, presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi letra të dyja palëve.

Por ndërsa letra e Bidenit për Aleksandar Vucic ishte më shumë si një ‘dush i ftohtë’, vërejnë mediat në Prishtinë, ajo për presidenten në detyrë të Kosovës ka qenë e mbushur me tone personale. Në letrën e dërguar Serbisë, presidenti amerikan e bënte te qartë se SHBA-ja pret që dialogu me Kosovën të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhej aty. Ndërsa në ditën e shtetësisë së Kosovës, edhe Vjosa Osmanit i është përmendur një gjë e tillë, por në një formë tjetër.

“Ne presim me padurim të punojmë me Qeverinë e ardhshme për të çuar Kosovën përpara në rrugën e saj europiane. Ka shumë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë…”, theksohet në letrën e Biden që ndërkohë ishte e mbushur me nuance personale. Shefi I shtëpisë së Bardhë e nënvizonte se për familjen e tij Kosova ka një vend të veçantë, për shkak se djali i tij i ndjerë, Beau, pati punuar aty.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza: Asnjë president amerikan...

Pse fitorja e Biden është lajm i keq për Vuçiç…?

"Ua kam thënë njëherë ballë për ballë se..."

Biden i kërkoi njohjen e Kosovës, Vuçiç i përgjigjet menjëherë