MENU
klinika

Nga 7 deri në 10 vjet?! Kalkulimi shqetësues i Bloomberg

Për sa kohë zhduket pandemia nëse vijon shpërndarja jo e barabartë e vaksinave?

07.02.2021 - 15:29

Sipas një përllogaritjeje të “Bloomberg”, nëse shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit vazhdon më ketë shpejtësi, atëherë do të nevojiten edhe shtatë vite që pandemia e COVID-19 të zhduket në mbarë botën.

“Bloomberg”, që zotohet se ka ndërtuar bazën më të mëdha të dhënave të COVID-19 ka bërë një kalkulim ku thuhet se duhet afro një dekadë që të arrihet imuniteti kolektiv e me ritmin aktual të shpërndarjes së vaksinave do të duheshin deri në shtatë vite.

Dr. Anthony Fauci ka bërë të ditur se 70-85 për qind e popullatës duhet të vaksinohen nëse kërkohet arritja e imunitetit kolektiv, e në SHBA pritet që ky objektiv të arrihet në fund të vitit të ardhshëm.

Më shumë se 119 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë deri më tani në mbarë botën, kryesisht në vende të pasura.

Për shembull, në Izrael deri në pranverë pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës, por në Portugali do të duhej të kalonin deri në katër vite – për faktin se ritmi e shpërndarjes së vaksinës është shumë e ngadaltë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


13 gjëra që askush nuk jua thotë për koronavirusin

Jeni të lodhur nga lajmet e frikshme?

Nga llojet e punës tek qasjet tek vaksina

Si koronavirusi po thellon pabarazinë globale?

13 gjëra që askush nuk jua thotë për Covid-19

Të lodhur nga lajmet e frikshme?