MENU
klinika

U ekzekutua dje

Përcillet sot në banesën e fundit 42-vjeçari Shkëlzen Kastrati

02.02.2021 - 10:50

Përcillet sot në orën 13:00 për në banesën e fundit 42-vjeçari Shkëlzen Kastrati, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në Fier.

Babai i katër fëmijëve mbeti i vrarë në një atentat mafioz në hyrje të qytetit të Fierit në vendin e njohur si “Rotondo e Sheqit” ndërsa autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi në orën 10:30 të paradites, ndërsa trupi i pajetë i Shkëlzen Kastratit qëndroi brenda automjetit tip “Mercedes Benz” për më tepër se një orë.

E ndërsa blutë e Fierit zbarkuan në vendin e ngjarjes, pak kilometra larg tij, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltëzës”, në by-pass-in Fier- Levan, u gjet e djegur një makinë tip “Range Rover” me targa greke, e përdorur nga autori i ngjarjes, brenda së cilës edhe një arme zjarri tip “Scorpion” me silenciator, që mendohet se u përdor për ekzekutimin e 42-vjeçarit.

Pak ekzaminimit të trupit të Kastratit, rezultuan se goditjet kanë qenë në pjesën e krahut, ndërsa një plumb e ka goditur në kokë.

Pas ngjarjes, janë shoqëruar në Policinë e Fierit dhe janë marrë pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kanë treguar çfarë kanë parë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në këtë zonë, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Edhe pse ende nuk ka një pistë te saktë, mendohet që hasmëria dhe konfliktet e vjetra mund të kenë çuar në ekzekutimin e 42-vjeçarit, vetëm pak metra larg biznesit të tij dhe në një rrugë që e frekuentonte pothuajse përditë.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall