MENU
klinika

U shpall i pafajshëm për sulmin në Kapitol

Përse do të shërbejë gjyqi ndaj Trump?

15.02.2021 - 09:30

Megjithëse ai i mbijetoi dënimit, gjyqi i ish-presidentit amerikan do të ketë ‘trashëgimi pozitive’.

Në një vend të ndarë si SH.B.A., një mazhorancë 57 me 43 për çdo propozim është e jashtëzakonshme. Kur propozimi është që një ish president duhet të dënohet për nxitje të kryengritjes, është historike.

Donald Trump mbijetoi në gjyqin e tij në Senat për sulmin e Kapitolit, të cilin ai nxiti një turmë agresive dhe të armatosur më 6 janar. Por procesi ka qenë gjithçka, përveç një vepër pa vlerë.

Mund të veçohen tri vlera thelbërsore:

Të paktën, ai ka vendosur një ndarje të dukshme midis krahut parimor të Republikanizmit dhe pjesës tjetër (për fat të keq mbizotërues).

Shtatë nga senatorët e partisë – Ben Sasse, Lisa Murkoëski, Mitt Romney, Richard Burr, Bill Cassidy, Patrick Toomey dhe Susan Collins – kontribuan në votimin për dënimin më historik, presidencial në historinë e SHBA.

Qëndrimi i tyre ishte shumë fisnik: Konservatorët e moderuar duhet të përdorin shfaqjen e ndërgjegjes së tyre si një platformë mbi të cilën të ndërtojnë të ardhmen.

Gjyqi gjithashtu ka implikime për vetë Trump, edhe nëse ato nuk rrezikojnë një mundësi të tij në të ardhmen për të marrë sërish detyrën si president. Përmes provave video që senatorët i bënë publike, është më e qartë se sa afër një grushti shteti shkatërrimtar ishte ajo që ndodhi pak më tepër se një muaj më parë.

Trazirat ishin disa sekonda dhe metra larg nga Mike Pence, ish-zv.president dhe që në ato momente ishte objekt i zemërimit të tyre. Romney ishte një tjetër person që arriti të mbijetojë falë mbrojtjes së rojeve të sigurisë. Këto prova do dhe duhet të paraqiten nëse Trump bën një ofertë tjetër për Shtëpinë e Bardhë në 2024. SHBA nuk e ka spastruar atë zyrtarisht nga jeta e saj publike.

Por përmes një presioni të pastër moral mund të bëjë një rikthim të tij më të komplikuar sesa mund të ketë qenë.

As nuk ka nevojë që presioni të ndalet në nivelin abstrakt moral. Republikan Mitch McConnell, pasi votoi me Trump, la të kuptohet se problemet e tij nuk kanë mbaruar.

“Ne kemi një sistem të drejtësisë penale në këtë vend,” tha ai. “Kemi proces gjyqësor civil”.

Sado të mirëpritura të jenë këto shprehje, procesi i fajësimit mund të rezultojë të ketë një pasojë akoma më të lartë. Ajo ka rivendosur emrin e mirë të republikës.

Nga fillimi në fund, gjyqi ishte i shpejtë, duke ngatërruar pritjet për një sagë që do të lodhte votuesit nga durimi dhe Presidenti Joe Biden në fillimet e tij si president. Pavarësisht kësaj shpejtësie, nuk kishte diçka sipërfaqësore cektësi, përveç nga ekipi i pafat i mbrojtjes së Trump. As procesi nuk u dëmtua nga një raund tjetër i trazirave civile.

Ndërsa presidenti i ri qëndronte larg, Kongresi, ishte përsëri në qendër të jetës kombëtare. Një sulm ndaj integritetit të tij ka çuar në ripërtëritjen e rolit të tij si kontroll i ekzekutivit.

Kjo nuk është rilindja e demokracisë amerikane. Trump është ende i lirë të kërcënojë atë projekt të trazuar.

Republikanët duhet të kuptojnë se ky gjyq është fillim i diçkaje positive dhe jo një goditje e padrejtë e së djathtës amerikane. Partia duhet të refuzojë jo vetëm Trump, por paranojën dhe ekstremizmin që çoi në dhunën vdekjeprurëse të 6 janarit.

Ajo ka shtatë shembuj të jashtëzakonshëm për të ndjekur. 7 anëtarët e partisë të litë votuan pro dënimit të Trump.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ F.H, Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk u mblodhën vota mjaftueshëm për dënimin e tij

Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump