MENU
klinika

Serie A, Java 21

Përsëri Ronaldo, Juventus parakalon Romën

06.02.2021 - 19:59

Juventus ka mposhtur një rival direkt në Torino, duke fituar 2-0 përballë Romës, duke ia marrë kësaj të fundit vendin e tretë në renditje dhe tashmë bëhet gati për të sulmuar kreun, teksa ka edhe një ndeshje më pak, atë me Napolin në shtëpi.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 13-të nga një gjuajtje e bukur e CR7. Portugezi ka marrë pjesë në mënyrë aktive në realizimin e 84 golave nga momenti që luan në Serie A (68 gola, 16 asiste nga 2018-19 deri më sot), më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë kompeticion.

Asistin për golin e CR7 e ka dhënë Alvaro Morata. Spanjolli është sulmuesi që ka dhënë më shumë asiste në këtë kampionat (7): katër prej këtyre kanë qenë për Cristiano Ronaldo-n.

Shpresat e Roma-s për të barazuar janë shuar në minutën e 69-të pas autogolit të Ibanez. Juventus mban vendin e tretë me 42 pikë, ndërsa Roma ka zbritur në të katërtin me 40 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN