MENU
klinika

NBA

Philadelphia dhe Clippers forcojnë pozitat në krye

04.02.2021 - 12:37

Nuk ka më ndeshje të shtyra në NBA dhe janë luajtur 10 të tilla së fundmi, nga 5 për secilën konferencë. Dy janë skuadrat më në formë, që mbajnë dhe kreun.

Në Lindje, Philadelphia mori fitoren e katërt radhazi, duke mundur 118-111 Charlotte në fushën e kësaj të fundit dhe forcon pozitat në krye të klasifikimit. Ndeshje e mirë e skuadrës mike, ku u dallua Embiid me 34 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Harris me 26 pikë.

Po në këtë konferencë fiton edhe ekipi i Milwaukee Bucks, që mundi 130-110 Indiana. Rikthehet protagonist Giannis Antetekounmpo, që realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 14 rebound e 10 asist.

Në Peëndim, nuk zhgënjen as skuadra e Los Angeles Clippers, që mundi në transfertë 121-99 ekipin e Cleveland Cavaliers. Clippers bëhen me më shumë fitore këtë sezon në NBA, plot 17. George me 36 pikë e Leonard me 24 ishin vendimtarë në fitoren e ekipit kalifornian.

Në takimet e tjera, Oklahoma City Thunder mundi 104-87 Houston Rockets, Washington Wizards fitoi 103-100 në fushën e Miami Heat, ndërsa San Antonio Spurs mposhti 111-108 Minnesotan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN