MENU
klinika

“Vazhdoni takimet derë më derë te qytetarët”

Porosia e Bashës për drejtuesit politikë: Çdo aktivitet të pasqyrohet edhe…

15.02.2021 - 11:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi dje për herë të dytë drejtuesit politikë.

70 ditë para zgjedhjeve parlamentare, që shënon edhe skadimin e afatit për regjistrimin e partive politike për zgjedhje, kreu i PD-së mblodhi të besuarit e tij dhe u kërkoi që të shtojnë intensitetin e takimeve me qytetarët.

“Që të gjithë duhet që t’i fusim një marsh ekstra në takimet me qytetarët”, mësohet t’u ketë thënë kryetari i Partisë Demokratike.

Në kohën kur ndodhemi ende nën kushtet e diktuara të sjelljes nga Covid19 dhe se mitingjet në zgjedhje duket se do të jenë të ndaluara, një prej porosive të veçanta të kryedemokratit ka qenë pasqyrimi i çdo aktiviteti në rrjete sociale.

Takimet që do të bëjnë me çdo qytetar dhe të gjitha aktivitetet e mundshme. Kjo është mbledhja e dytë e Lulzim Bashës me drejtuesit politikë teksa pas caktimit të tyre dhe regjistrimit në zgjedhje, PD-së i ka ngelur vetëm të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë.

Në takimin e parë, i cili u zhvillua rreth një javë më parë, kryedemokrati Basha ka theksuar se rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga puna që PD do të bëjë gjatë kësaj kohe. “Duke i kontaktuar vetë njerëzit që keni takuar, ju e dini që pritshmëritë janë shumë të jashtëzakonshme në të dyja anët e medaljes. Ana e parë, që ju e dini shumë mirë prej kohësh, është ajo e mllefit (po përdor një fjalë popullore), e një padurimi për largimin e Edi Ramës.

E një mungese durimi për të imagjinuar edhe 4 ditë më shumë e jo më dhe 4 vite më shumë me të. Dhe nga ana tjetër, në veçanti dy javët e fundit shohim Partinë Demokratike e cila po shtrihet në terren për të shpalosur programin e qeverisë dhe po i vlerëson konkretisht disa prej problemeve kryesore.

Të gjitha problemet i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve. Por këtu ku jemi sot të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar. Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë.

Pavarësisht gjithçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë. Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhim total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores sonë”, ka thënë Lulzim Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN