MENU
klinika

“Ky është vetëm fillimi ynë”/ Trump reagon pas vendimit të Senatit

“Pres të vazhdojmë së bashku udhëtimin tonë”

14.02.2021 - 18:55

Zyra e Donald Trumpit lëshoi një deklaratë publike pasi ish-presidenti i SHBA-së u shfajësua në Senat. “Kjo është një fazë tjetër e gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Nuk përmendet kryengritja e 6 janarit, por ai përsërit se demokratët janë ata që mbështesin protestuesit dhe turmën.

“Ky është një koment i trishtuar i kohës sonë, që një parti politike në Shtetet e Bashkuara mori leje për të denigruar shtetin e së drejtës, shpifur për agjencitë e sigurisë, për të gëzuar masat, për të shpenguar protestuesit …”, thuhet në deklaratë, raporton Aljazeera.

“Lëvizja jonë historike, patriotike dhe e bukur për ta bërë Amerikën të madhe përsëri sapo ka filluar. Në muajt e ardhshëm, unë kam shumë për të ndarë me ju dhe pres të vazhdojmë së bashku udhëtimin tonë të mahnitshëm, për ta bërë Amerikën të shkëlqyeshme për të gjithë njerëzit tanë”, vijohet më tej në deklaratë.

Senati i Shteteve të Bashkuara dha një vendim përfundimtar sot se Trumpi nuk është fajtor për nxitjen e kryengritjes, e cila i referohet ngjarjes kur protestuesit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 Janar. 43 senatorë votuan për lirimin e tij, ndërsa 57 votuan që të shpallet fajtor. Shtatë republikanë votuan kundër tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk u mblodhën vota mjaftueshëm për dënimin e tij

Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump

Dita e tretë e gjyqit ndaj ish-Presidentit

Sot në Senat, demokratët përshkruajnë rolin e Trump…