MENU
klinika

Deklaratat e historianit serb

“Presidenti Vuçiç nuk do ta njohë kurrë Kosovën!”

22.02.2021 - 10:00

Historiani serb Milan Protiq deklaron se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ata që mendojnë se kjo do të ndodhë tha ai, janë të gabuar.

Protiq foli dhe për zgjedhjen e Patriarkut të ri të Kishës Ortodokse Serbe.

“Unë kam përshtypjen se pozicioni i tij nuk është i ndryshëm nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe. Pasi nuk mendoj se kjo qeveri do të bëjë ndonjë lëvizje të vendosur mbi atë çështje”, shtoi ai.

Duke komentuar dialogun Kosovë-Serbi, historiani Protiq tha mbrëmjen e djeshme se nuk mendon se njohja e Pavarësisë do të ndodhë.

“Mendoj se është një supozim i gabuar, nuk mendoj se do të ndodhë. Dhe se kjo qeveri nuk ka ndërmend ta bëjë atë”, shtoi historiani serb Milan Protiq.

"Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës..."

Lajçak takon Osmanin në New York, detaje nga biseda

Investon miliarda euro për fitoren e mikut të tij

Zgjedhjet në SHBA, Vuçiç nis “fushatën” për Trump

BE “kërcënon” Kosovën dhe Serbinë

Si dialogu do të mbajë peng fondet e Planit të Rritjes

“Diskriminim në kufi të racizmit”

Analiza e REL: Si është të jesh shqiptar në Serbi?