Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti, pasi emri i tij doli në përgjimet e gjyqatres së Krujës Enkelejda Hoxha.
Gjithashtu SPAK sekuestroi në shtëpinë dhe zyrëne tij shumën e 250 mijë eurove dhe 160 milionë lekëve.
Në një intervistë për News 24 para vendimit, ai u shpreh se ajo shumë ishte nga një shitje e pronës së trashëguar që kishte bërë bashkëshortja e tij.
Mjeku akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi disa minuta më parë se mjeku ishte në burg. Prifti tha se kryeministri i dha një urdhër prokurorisë për ta burgosur atë, ndaj edhe nga vendimi i gjykatës pret që të burgoset.
“Kjo është një kërkesë që bëri prokurori, që bazohej në faktin e një sasie të ardhurash që u gjendën në shtëpinë time dhe e konsideroi të arsyeshme një ashpërsim të masës në arrest me burg. Pasi ai e kërkoi këtë, ne paraqitëm gjithë dokumentacionin që këto janë të ardhura të ligjshme nga një kontratë shit-blerje nga një pronë e bashkëshortes time që e ka trashëguar nga prindërit. Çdo gjë që kam në jetën time e kam konsideruar të ligjshme dhe me punën që kam bërë, pasi kam punuar në qendrat më të mira kërkimore të botës dhe vetëm çmimet që kam marrë arrijnë në 220 mijë euro. Ato lekë të sekuestruara ishin të bashkëshortes dhe nuk e pashë të arsyeshme që për 48 orë t’i depozitoja. Kam besim se drejtësia mund të funksionojë, por pak orë më parë politikanë, përfshirë edhe kryeministrin tahnë që unë jam arrestuar dhe me sa duket unë po shkoj drejt arrestimit. Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku. Mund të ketë qenë lapsus, por edhe një urdhër për prokurorinë. Nuk e di nëse është presion, urdhër apo lapsus, këtë do e vërtetojë koha. Unë jam këtu pas një kontributi të jashtëzakonshëm për vednin tim, pasi i gjeta qytetarët duke mbushur “charter-a” për t’u operuar në Turqi. Unë kam qenë ai që denoncova pandeminë COVID-19, që mbrojta studentët, që kamë dhënë kontributin tim për Shqipërinë.
Paratë ishin në shtëpi pas shitjes së pronës nga bashkëshortja ime dhe motra e saj. Do blihej një objekt tjetër, që edhe ai do të blihej me “cash”, ndaj menduam që t’i mbanim në shtëpi. Unë pres që të më burgosin, pasi edhe vendimi u tha nga të tjerë”, tha mjeku Prifti.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për gjyqatrene Krujës Enkelejda Hoxha.
Vendimi është dhënë pak minuta më parë, ndërkohë që ajo akuzohet se merrte rryshfet për të liruar personat e dënuar për vepra të rënda penale