MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Pse e kanë toleruar kaq shumë Kinën?

09.02.2021 - 08:24

Të dhënat e para të kampeve të ngjashme me burgun në rajonin e Xinjiang ku Kina ka arrestuar 1 milion ose më shumë Ujgurë etnikë përshkruan se si të burgosurit u detyruan të hiqnin dorë nga zakonet myslimane, të mësonin përmendësh këngë propagandistike dhe të mësonin gjuhën kineze.

Pastaj histori të tjera më shqetësuese arritën në Perëndim, për rrahjet, sterilizimet e grave dhe punën e detyruar.

Tani, BBC ka nxjerr një raport të ri tronditës në lidhje me përdhunimin dhe torturimin sistematik të grave në kampe, bazuar në të dhënat e regjistruara të mbijetuarave.

Mizoritë e raportuara nënvizojnë nevojën për një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare ndaj asaj që Shtetet e Bashkuara me të drejtë e kanë quajtur një fushatë gjenocidi.

Historia e BBC përmban rrëfime nga katër gra, njëra prej të cilave thotë se ajo u përdhunua tre herë ndërsa ishte internuar për nëntë muaj në një kamp në Xinjiang.

Tursunay Ziawudun, e cila, sipas BBC, u largua nga vendi pas lirimit të saj dhe tani jeton jashtë Uashingtonit, i tha rrjetit britanik se gratë nxirreshin nga qelitë “çdo natë” dhe përdhunoheshin nga burra kinezë të veshur me maska.

Një grua tjetër tha se asaj iu dha detyra të zhveshte gratë dhe t’i prangoste ato para se të vizitoheshin nga burra të cilët, tha ajo, “do të paguanin para për të zgjedhur të burgosurat e reja më të bukura”.

Një tjetër mësuese konfirmoi se përdhunimi ishte i zakonshëm dhe tha se ajo ishte dëshmitare e përdhunimit në bandë publike të një gruaje e cila u detyrua të bënte një rrëfim publik para rreth 100 të arrestuarve, më pas e sulmuar nga disa policë.

Kina ka bërë çmos për të mbuluar këto praktika barbare.

Gazetarët dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë nuk lejohen pranë kampeve dhe shumica e të burgosurve u ndalohet të largohen nga vendi edhe pas lirimit.

Ujgurët e internuar në Perëndim, kanë parë të afërmit e tyre në Kinë të burgosur për hakmarrje.

Reagimi ndërkombëtar ndaj kësaj përpjekje për të zhdukur në mënyrë efektive një pakicë etnike është rritur ngadalë por ende jo ai që duhet të jetë.

Në ditët e saj të fundit, administrata Trump deklaroi se regjimi i Xi Jinping po kryente gjenocid dhe ndaloi disa importe nga Xinjiang.

Sekretari i ri i shtetit i administratës së Biden, Antony Blinken, tha se ai pajtohet me përcaktimin e gjenocidit.

Bashkimi Evropian ka ofruar pak më shumë se retorika – dhe disa shtete myslimane kanë qëndruar të heshtur.

Ata duhet të bashkohen me Shtetet e Bashkuara në kërkimin e hetimeve nga Kombet e Bashkuara për përdhunimet e pretenduara, torturat dhe abuzimet e tjera.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kundërterrorizëm apo represion?

Brenda kampeve të internimit në Kinë…