MENU
klinika

Provokon Ankaraja

Qeveria greke sytë në Egje, vëmendje te lëvizjet e anijes turke

18.02.2021 - 11:57

A do të dalë apo jo anija hidroelektrike turke “Cesme” në Egjeun Qendror për kërkime?

Kjo pyetje ka vënë nën tension qeverinë greke gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes Kombëtare janë vënë në lëvizje, mbledhin dhe dekodojnë të gjithë informacionin që vjen nga lëvizjet e fundit të Turqisë.

Autoritetet turke njoftuan dy ditë më parë për kryerjen e kërkimeve nën det në brendësi të ishujve grekë duke shkaktuar reagime të forta në Athinë.

Mirëpo, sot, deri rreth orës 10:30 të mëngjesit të enjten, 18 shkurt  anija turke “Cesme” nuk ka kaluar ngushticat.

Mediat greke raportojnë se Navtex  i lëshuar të hënën nga stacioni bregdetar i Smyrna është i paligjshëm, pasi pala turke nuk ka asnjë autoritet të lëshojë një njoftim për punë hidrografike në zonë. Sipas “Protothema” përgjegjësia ekskluzive për licencimin e kërkimit në këtë zonë u takon shërbimeve greke.

Diplomacia greke pritet të denoncojë si të pavlefshme dhe të paligjshme Navtex-in turk me të cilin Erdogan  paralajmëron se anija “Cesme” do të vazhdojë me punën kërkimore për një periudhë prej 13 ditësh, nga sot deri në mesnatë të 2 marsit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’keni për të ngrënë apo pirë…"

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë provokon hapur Greqinë