MENU
klinika

“Për 1 mijë persona vaksinimi mbyllet këtë javë”

Rama: Do vaksinojmë personalitetet që janë të moshuar

17.02.2021 - 10:50

Duke folur nga stadiumi “Air Albania” ku po vijon procesi i vaksinimit anti-Covid, kryeministri Rama tha se për 1 mijë të vaksinuar procesi do të mbyllet këtë javë.

 

Kreu i qeverisë u shpreh se vaksinën do ta marrin të moshuar që janë personalitete, ndërsa shtoi se pritet konfirmimi për 360 mijë vaksina nga AstraZeneca.

“Skemi pas asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe karantinimit total. Për rreth 1000 persona vaksinimi do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një  numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime”, tha Rama.

Po ashtu Rama shprehu bindjen se vaksinimi i gjithë popullatës të realizohet brenda 14 muajsh sipas skenarit A.

Kreu i qeverisë shtoi se pritet një konfirmim i rëndësishëm për formalizimin e marrëveshjes për 360 mijë doza me Astrazeneca-n.

“Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me Astrazenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe aty kemi shumë shpresa realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN